Prishtina mposhtë me rezultat të pastër skuadrën ruse (VIDEO)

Prishtina mposhtë me rezultat të pastër skuadrën ruse (VIDEO)

Prishtina është duke qëndruar në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore para sezonit pranveror.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e katërt miqësore në tokën turke, ku janë përballur me ekipin rus Alania Vladikavkaz.

Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj ekipit nga Liga e Parë ruse me rezultat të pastër 2-0.

Lorik Boshnjaku realizoi në pjesën e parë një gol të bukur, derisa Besnik Krasniqi në pjesën e dytë shënoi nga penalltia për 2-0.

Vlen të theksohet se skuadra ruse humbi dy penallti në këtë takim.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e parë në katër ndeshje miqësore, teksa kanë një barazim dhe dy disfata. /Gazeta Enigma/

Related Articles