Prishtina nis festën pas fitores së sotme ndaj Feronikelit

Prishtina nis festën pas fitores së sotme ndaj Feronikelit

Prishtina ka shkuar edhe më afër titullit, pasi ka marrë një fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas fitores së sotme ka nisur festa e ekipit nga kryeqyteti, shkruan GazetaBlic Sport. Prishtina mund t’a sigurojë titullin në ndeshjen e ardhshme me një fitore të mundshme ndaj Gjilanit. Prishtina ndodhet e para me 75 pikë në tabelë, 5 pikë më shumë se Drita e vendit të dytë.

Deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar. Pra, Prishtina ka një përballje aspak të lehtë në Gjilan, kundër skuadrës së Ismet Munishi, dhe pavarësisht diferencës së pikëve ndaj përcjellësve, FC Prishtina do te synoj të nxjerrë rezultat të favorshëm dhe ta konfirmoj pikërisht në Gjilan titullin e superliges per edicionin 2020/2021.

Java 35, 16 Maj

Gjilani – Prishtina

Ballkani – Trepça’89

Drenica – Drita

Arbëria – Llapi

Feronikeli – Besa

Java 36 e fundit, 23 May 2021

Prishtina – Ballkani

Drita – Arbëria

Llapi – Feronikeli

Trepça’89 – Drenica

Besa – Gjilani

Related Articles