Superliga e Kosovës është rikthyer, dhe sot u zhvilluan dy ndeshjet e para të sezonit 2023/24.
Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Malishevës e kanë nisur sezonin e ri me fitore. Prishtina e mposhti Feronikelin ’74, kurse Malisheva shënoi fitore ndaj Dukagjinit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kampi Nacional” në Hajvali, Prishtina e ka mposhtur 3:1 skuadrën e Feronikelit ’74.
Golat për skuadrën e Debatik Currit i shënuan Sinani (minuta e 34’), Hyseni (minuta e 61’) dhe Jalen Blesa (minuta e 69’), kurse golin e nderit te Feronikeli ’74 e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 86’.
Ndërkaq, pas 90’ minutave lojë në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Malisheva e ka mposhtur Dukagjinin si mysafire me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arlind Veliu në minutën e 46’.
Sezoni i ri i Superligës nis me fitoren e Prishtinës dhe Malishevës.
Rezultatet finale:
Prishtina 3:1 Feronikeli ‘74
Dukagjini 0:1 Malisheva