Prishtina përkujton: Ekspozita fotografike mbi gjenocidin në Srebrenicë hapet sot

Prishtina përkujton: Ekspozita fotografike mbi gjenocidin në Srebrenicë hapet sot

Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës, organizon sot një ekspozitë fotografike për të përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë, ndodhur në vitin 1995.

Ekspozita do të mbahet në hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 10:00, njofton Gazeta Enigma.

Kjo ngjarje ka për qëllim të kujtojë masakrën e Srebrenicës, një nga tragjeditë më të rënda të shekullit XX, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe gjatë korrikut të vitit 1995.

Ekspozita do të prezantojë fotografi autentike që ilustrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave, si dhe rrugëtimin e gjatë për kërkimin e drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit./GazetaEnigma/

Related Articles