Një vjedhje e rëndë është denoncuar mbrëmë në Policinë e Kosovës nga një qytetar, i cili ka raportuar se banesa e tij në Rrugën B në Prishtinë ka qenë cak i hajnave,.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ankuesi ka deklaruar se pasi është kthyer në pas më shumë se një muaji në banesë, nuk e ka gjetur kasafortën me para, stoli ari e pasaporta.
Sipas të njëjtave burime, pronari ka deklaruar para hetuesve policorë se hajnat i kanë vjedhur 3 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë të më shumë se 1 mijë eurove dhe disa pasaporta.
Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.