Prishtinasi nuk i bindet policit, madje e godet me veturë dhe e lëndon

Prishtinasi nuk i bindet policit, madje e godet me veturë dhe e lëndon

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur dje në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë.

Policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i  njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar automjetin  nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për ndalim dhe e kishte goditur zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte braktisur automjetin e tij.

Automjeti i braktisur është sekuestruar, ndërsa më vonë, i dyshuar i lartcekur është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. 

Related Articles