Prishtinasi sulmon nënën, e bën për spital

Prishtinasi sulmon nënën, e bën për spital

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.

I njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë (NN) 21.10.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles