Një burrë nga Prishtina ka raportuar se i kanë hyrë hajnat në shtëpi.
Ai ka bërë të ditur se i janë vjedhur paratë, stoli ari, argjendi dhe dy laptopë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.