Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit qendra në Prishtinë, është arrestuar një person, A.H femër 19 vjeç, e dyshuar për veprat penale shpërdorim i pasurisë së huaj, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se e njejta dyshohet se duke përdor dokumentet ( identitetin) e një personit tjetër, ka marrë me qira dhe vozitë një automjet për një kohë të caktuar, të cilin automjet e kishte braktisur pasi kishte shkaktuar një aksident.
Ndonëse gjithçka ka filluar si hetim i një aksidenti, hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me veprat që dyshohet të jenë kryer dhe janë zbuluar gjatë hetimit, ndërkohë që e dyshuara me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.