Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë raportohen raste të dhunën në familje nga familjarët e tyre.
Një rast u tillë ka ndodh dje edhe në Prishtinë, ku një 78-vjeçar ka kërcënuar familjarët e tij me vdekje.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali rastin në Polici e kanë lajmëruar fëmijët e të dyshuarit, të cilët kanë treguar se babai i tyre ka edhe armë.
Me të marrë vesh Policia rastin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar: Një armë gjysmë automatike me bajonetë, 13 fishekë dhe 13 gëzhoja të kësaj arme, 10 fishekë 9 mm, 1 fishek 7.65 mm, 2 fishekë të llojit të panjohur, një karikator për AK-47
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar për “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.