Tre të mitur janë arrestuar në Prishtinë, pasi katër ditë më parë kishin kanosur një tjetër në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit kishin kanosur viktimën mashkull kosovar- i mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.