Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë nga Vitia, ku dyshohej se po mbante me vete një armë zjarri.
Siç thonë nga Policia, qytetarja e gjinisë femërore u arrestua, pasi në rrethana ende të pasqaruara është vënë në posedim të një arme zjarri duke u larguar më pas me veturën e saj në drejtim të panjohur.
Policia ka arritur ta lokalizojnë të dyshuaren duke e arrestuar afër një qendre tregtare në qytetin e Prishtinës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit e dyshuara është duke u intervistuar, ndërsa njësiti i hetimeve janë duke punuar ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit./ sinjali
Arrestohet një femër për armëmbajtje pa leje afër një Qendre Tregare në Prishtinë
