Arrestohet një grua për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa thuhet se rasti ka ndodhur në Prishtinë
Si pasojë e goditjeve, njëra prej viktimave ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Ndryshe, me vendim të prorkurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj, tri viktimave dy femra dhe një mashkull të tre kosovarë. Si pasoj e rastit njëra prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.