Prishtinë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë pasi vodhi gjësende në një dhomë hoteli

Prishtinë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë pasi vodhi gjësende në një dhomë hoteli

Një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë më 4 maj ka hyrë në një dhomë hoteli dhe ka vjedhur gjësende.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e kanë lajmëruar dy shtetas të huaj të cilëve u ishin vjedhur një orë dore (smart) dhe një palë dëgjuese.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën dhe gjërat e vjedhura i ka shitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Related Articles