Prishtinë: Dogana zbarkon në një barnatore, zbulon barna të rrezikshme

Prishtinë: Dogana zbarkon në një barnatore, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Sipas njoftimit të Doganës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore,

“Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Related Articles