Për herë të parë Drejtoria e Bujqësisë ka bërë subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Prishtinës, Plator Gerdovci nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Për herë të parë Drejtoria e Bujqësisë po bën subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Prishtinës, përmes Ibër Lepencit, po i mbulojmë të gjitha shpenzimet e ujitjes për fermerët tanë”, ka shkruar ai.