Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Viktima e moshës 80-vjeçare është gjetur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri”.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se rasti po cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” – tha Borovci