Një shtetas i Bosnjës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të shtunën rreth orës pesë të mëngjesit.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, viktima edhe më herët kishte pasur disa probleme shëndetësore”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.