Gjatë ditës së premte, në Prishtinë, një burrë ka raportuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij dhe vëllait të tij.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët,m
Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllanë e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.