Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Akoma nuk dihet nëse ka të plagosur nga ky rast apo rrethanat që kanë çuar deri tek të shtënat.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë por deri në këto momente nuk ka ndonjë përgjigje.