Një grabitje ka ndodhur sot në mesin e ditës në një dyqan në Prishtinë, ku një person i dyshuar nën kërcënim të armës (elektroshok), ka grabitur një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.
“Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.