Prishtinë: I riu kërcënon fqinjtë me armë zjarri 31-vjeçarin dhe zhduket

Prishtinë: I riu kërcënon fqinjtë me armë zjarri 31-vjeçarin dhe zhduket

Mosmarrëveshjet mes fqinjëve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje e kanosje serioze dhe përfundojnë si raste në Polici, ku kërkohet ndihmë. Telashe të tilla mes kosovarëve janë mjaft të shpeshta dhe motivet dalin të jenë nga më të ndryshmet.

Kështu ka ndodhur edhe të mërkurën, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy fqinj, njëri prej të cilëve dyshohet për kërcënimin e tjetrit.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari A.J., sipas informacioneve të para, për motive akoma të panjohura, fillimisht kanë pasur një zënkë e më pas e ka kërcënuar me armë fqinjin e tij.

Në vendin e ngjarjes, bashkë me viktimën, Sinjali mëson se ishin edhe dy persona të tjerë, të cilët arritën ta ndalonin të dyshuarin, para se ta shkrepte armën.

I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka dhënë dëshmi para hetuesve policorë.

Në lidhje me rastin e fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Kanosje me armë”.

Related Articles