Prishtinë: I shkon në punë ish të dashurës, e kërcënon se do t’i publikoj foto intime

Prishtinë: I shkon në punë ish të dashurës, e kërcënon se do t’i publikoj foto intime

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se një femër në Prishtinë, është kërcënuar dhe shantazhuar nga ish i dashuri, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas saj, ish i dashuri e ka kërcënuar se do t’i publikonte foto intime, nëse nuk del përsëri me të.

Njoftimi i plotë:  Prishtinë 02.07.2021 ─ 23:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se te vendi i saj i punës kishte shkuar (ish i dashuri) i dyshuari   kosovar me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie dhe i njëjti e kishte kanosur se asaj do të ia publikonte disa video intime nëse ajo nuk pranon të dilte prapë me të. Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Enigma.

Related Articles