Një grua dhe një burrë janë arrestuar për prostitucion në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se gruaja ka shtetësi shqiptare, kurse burri shtetësi kosovare, raporton Gazeta Enigma.
“Lidhur me rastin me datën 22.03.2022 janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetas e Shqipërisë. Si prova materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/