Një grua ka raportuar në polici se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona të tjerë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku thuhet se të dyshuarit viktimën e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike.
“Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Enigma/.