Një ngjarje të rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një i ri tentoi të hidhej nga kati i tetë i një ndërtese.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë me urgjencë njësitet e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve, të cilët arritën ta parandalojnë aktin fatal.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, konfirmoi se personi është shpëtuar me sukses.
“Po. Për këtë rast informata është pranuar në ora 17:15 minuta. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht hetuesit, kemi ndërhyrë në shpëtimin e një personi mashkull,” tha Gashi.