Një person dje në Veternik në Prishtinë është goditur me veturë dy herë nga prapa prej djali të tij, pasi ishte kanosur dhe ofenduar me fjalë nga ai.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është arrestuar.
Tutje, thuhet se prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit të tij, në konsultim me prokurorin janë iniciuar tri raste dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.