Po prisnin të niseshin për në Luton, por sipas qytetarit kompania i mbajti të mbyllur brenda duke i lënë pa ajër, e kjo u bë shkak për hapjen e derës së emergjencës.
Një qytetar ka bërë të ditur për JOQ Kosova, se pasagjerët që ishin në aeroplanin e WizzAir kanë hapur derën e emergjencës.
Sipas raportimit të qytetarit, ata u detyruan ta hapin derën e emergjencës për shkak se kanë mbetur të mbyllur 3 orë në aeroportin e Prishtinës.
Kjo mbyllje shkaktoi që të mbesin pa ajër, tha qytetari.
“Pershendetje JOQ Kosova! Pasagjeret detyrohen te hapin deren e emergjences per shkak se na mbyllen 3 or pa ajer ne aeroportin e prishtines. Po prisnim te niseshim per ne Luton, por na mbajten mbyllur, skishte ajer dhe hapem deren e emergjences, flm”- shkruan qytetari.