Një taksist në Prishtina ka raportuar në polici se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjerë të cilët kishin kërkuar që t’i dërgonte në fshatin Grashticë. Pasi i kishte dërguar në lokacion njëri prej pasagjerëve e kishte ekspozuar revolen dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth 90 euro para të gatshme dhe dy telefona të firmës.
Oragnet e rendit njoftojnë se rasti është nën hetime, shkruan Gazeta Enigma.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor-vozitës Taxi ka raportuar se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjer të cilët kishin kërkuar që të i dërgoj në fshatin Grashticë dhe pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar armën e zjarrit-revole dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth nëntëdhjetë (90) € para te gatshme si dhe dy telefona te firmës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.