Prishtinë: Për një javë u kapën 6 armë dhe u shqiptuan mbi 3 mijë gjoba

Prishtinë: Për një javë u kapën 6 armë dhe u shqiptuan mbi 3 mijë gjoba

Javën që lamë pas në rajonin e Prishtinës janë realizuar  157 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 45 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Policia ka bërë të ditur se në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Në periudhën e njëjëtë janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Sa i përket sferës së sigurisë në trafikun rrugor janë shqiptuar 3641 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor. /Gazeta Enigma

Related Articles