Policia gjatë kontrollit në trupin e një të mituri në Prishtinë ka gjetur një pistoletë me dy fishekë, e cila edhe u sekuestrua.
Arma ishte e prindit të tij për të cilën kishte leje valide për qëllime shenjëtarie.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:55, njofton policia