Policia në Prishtinë po vazhdon të implementoj planin operativ “Semafori” për kontrollin e shtuar në trafik.
Sipas të dhënave të policisë, vetëm sot nga ora 09:00 deri në 14:00, janë shqiptuar 62 gjoba.
Arsyet njoftohet të jenë për mosrespektim të semaforit, si dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë, transmeton Gazeta Enigma.
“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”. /Gazeta Enigma