Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Organet e rendit, kanë bërë të ditur se dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar S.P, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.
