Prishtinë: Rrihen mes vete katër persona pas një mosmarrëveshje në mes vete

Prishtinë: Rrihen mes vete katër persona pas një mosmarrëveshje në mes vete

Katër persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje në mes vete, janë përleshur fizikisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:52 në rrugën “Aleks Buda”, në Prishtinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarve iu është ofruar ndihmë mjekësore.

“Janë arrestuar katër të  dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në mes vete, situata kishte kaluar në përleshje fizike. Te gjithë të  dyshuarve iu është ofruar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të  dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles