Tre persona janë shoqëruar në stacion dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
“Në rastin e parë në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë, nga njësite të stacionit policor veriu, një personit të dyshuar i është sekuestruar, një armë e ftohtë thikë. I dyshuari, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie dhe 7 fishekë, është realizuar në fshatin Mramor, ku për intervistim është shoqëruar i dyshuari M.G, mashkull, 49 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa dy aksionet për rastin e tretë ku është shoqëruar një person i dyshuar, janë realizuar nga zyrtarët e stacionit Qendra në Prishtinë, në rrugën “Naim Frashëri” (vendbanimi i të dyshuarit), dhe në rrugën “Luan Haradinaj” (lokal ku ndodhej i dyshuari). Personit të dyshuar S.S, mashkull, 20 vjeç, i janë sekuestruar një armë zjarri, një thikë, një shufër metalike, si dhe 5 fishekë”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi: