Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Rreth orës 03:30, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, afër lokalit “Boujee”, ka ndodhur një therje me thikë ku kanë mbetur të lënduar K.B., rreth 34-vjeçar dhe B.G., rreth 35-vjeçar.
Raportimin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
“Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, thuhet në konfirmim.