Sot rreth orës 14:00 një shtyllë elektrike është rrëzuar në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Enigmën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, u shpreh Ahmeti.