Prishtinë: Vdes një puntor dyshohet se ka rënë nga lartesia

Një punëtor ka vdekur si pasojë e lëndimeve pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia sot në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.

Sipas saj rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”.

“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën Dëshmorët e Gollakut, ku viktima mashkull dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti për Gazetën Enigma.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

Related Articles