Prishtinë: Zjarrfikësi lëndohet gjatë intervenimit për ta shuar zjarrin

Prishtinë: Zjarrfikësi lëndohet gjatë intervenimit për ta shuar zjarrin

Një zjarrfikësi ka pësuar një lëndim derisa ishte duke intervenuar për ta shuar zjarrin në një objekt në Prishtinë, në rrugën “Ukshin Hoti”.

Komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet Malë Gashi, tha për Klankosova.tv se lëndimet janë të lehta.

“Jo, lëndimet janë krejt të vogla. S’ka diçka për t’u shqetësuar. Ka gërvishtje të vogla në gisht e s’ka nevojë as për qepje”, tha ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar nga ky rast.

Related Articles