Pritet rritje e rasteve me COVID-19 nga pushtimi rus i Ukrainës

Pritet rritje e rasteve me COVID-19 nga pushtimi rus i Ukrainës

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëruan se “me siguri do të ketë rritje të rasteve me COVID-19” të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës

Disa aktivistë në rajon tashmë kanë përjetuar përhapjen e virusit.

“Disa nga vullnetarët tanë u infektuan me COVID-19 ndërsa ndihmonin në menaxhimin e refugjatëve në kufi ose në qendrat e refugjatëve. Dhe për shkak se si në Moldavi ashtu edhe në Ukrainë shkalla e vaksinimit është shumë e ulët, pandemia është ende në vazhdim”, ka thënë Constanta Dohotaru, një aktiviste e përfshirë në çështjen e refugjatëve.

Shkalla e vaksinimit anti-COVID në Moldavi është rreth 29% dhe në Ukrainë është rreth 34%, sipas Our World In Data.

Në një konferencë shtypi, zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thanë gjithashtu se ndërsa pandemia vazhdon, pushtimi i Rusisë do të ndikojë në përhapjen e COVID-19.

“Fatkeqësisht, ky virus do të shfrytëzojë mundësinë për të vazhduar përhapjen. Ne, si organizatë, e kuptojmë se vendet janë në situata shumë të ndryshme, ato po përballen me sfida të ndryshme. Ka shumë lëvizje dhe refugjatë të lidhur me këtë krizë”, deklaroi Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së për COVID-19.

Related Articles