Pritet të fillojnë bisedimet për t’i dhënë fund sulmeve të fundit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, ku u vranë të paktën 31 palestinezë që nga e premtja.
Militantët e Xhihadit Islamik dhe Izraeli raportohet se kanë rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, por zyrtarisht bisedimet janë ende në progres.
Më herët, raketat e lëshuara nga Gaza arritën në Jerusalem për herë të parë që nga maji i vitit të kaluar, raporton BBC.
Izraeli thotë se ka nisur sulmet për shkak të një “kërcënimi të menjëhershëm” nga militantët.
Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditor në maj të vitit 2021 që la të vdekur më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë.