Pritja e Krishtlindjes: Imzot Dodë Gjergji apelon për paqe dhe dashuri

Pritja e Krishtlindjes: Imzot Dodë Gjergji apelon për paqe dhe dashuri

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, përçoi mesazhe të paqes dhe dashurisë gjatë pritjes solemne për festën e Krishtlindjes.

Ai u bëri thirrje të gjithë të pagëzuarve që të jenë mbartës të dashurisë dhe vullnetit për paqe, duke kontribuar në ndërtimin e harmonisë dhe shpresës mes njerëzve, shkruam Gazeta Enigma.

“Ne të gjithë së bashku duhet të jemi “tharmi” i cili do të ruaj paqen dhe dashurinë në ditët tona. Po ashtu sikur lutej Shën Franqesku e më vonë Shën Nënë Tereza… Dua të ftoj të gjithë të pagëzuarit që të jenë bartës të kësaj dashurie të këtij vullneti për paqe dhe kësaj urtësie për të ndërtuar harmoni dhe shpresë në mesin e njerëzve. Duhet të duam njëri tjetrin dhe çdo krijesë, ashtu siç na ka dashur Krishti ne. Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plot urrejtje”, tha Imzot Dodë Gjergji./GazetaEnigma/

Related Articles