Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas raportit të përditësuar, në pikën kufitare të Jarinjës pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa në Merdarë dhe Muçibabë pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet për dalje janë rreth 25 minuta, ndërsa për hyrje rreth 20 minuta. Në pikat e tjera kufitare qytetarët presin mesatarisht nga 3 deri në 5 minuta.