Loja e famshme, “MONOPOLY”, e cila është e përkthyer tashmë në 45 gjuhë, duke e përfshirë edhe versionin në shqip, do të lansohet edhe saj zyrtarisht në amfiteatrin e sheshit, “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00.
Në lansimin e saj, do të ketë shumë të ftuar, dhe aktivitete të ndryshme që do të përshkojnë këtë ngjarje. Gjatë eventit, do të zbulohet bordi i madh në gjuhën shqipe, në ekuivalentin kosovar, me bizneset vendore dhe me emërtimet e qyteteve të 7 komunave kryesore: Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjilani, Ferizaj dhe Gjakova dhe bukurive të Kosovës.
Ndër të tjera, mysafirët, do të mund të sprovohen në lojën e bordit, “MONOPOLY KOSOVA”, me njëri tjetrin. Gjithashtu, do të ketë muzikë dhe atmosferë argëtuese për të pranishmit.
Ideja e këtij projekti është që të bashkohen familjet me fëmijë për të kaluar kohë më të gjatë duke u argëtuar dhe socializuar me njëri tjetrin, e prindërit t’i largojnë fëmijët për një kohë nga telefonat, televizori e teknologjia.
Në javët në vijim, ngjarjet e ngjashme do të organizohen në komunat tjera kryesore të Kosovës, në mbështetje të fëmijëve, për të stimuluar aktivitet më ndryshe nga dinamike e përditshme që diktohet nga teknologjia. MONOPOLY KOSOVA është e fokusuar që në të gjtiha komunat që nëpërmjet lojës së bordit “MONOPOLY”, të stimulohet mendimi kritik, intelegjenca, njohuritë të përgjithshme, gjindshmëria, me eventeve të tilla, si aktivitete ekstra kurikulare.