Pritjet e gjata deri në një orë në Jarinjë dhe Muçibabë

Pritjet e gjata deri në një orë në Jarinjë dhe Muçibabë

Pritjet e gjata deri në një orë janë duke vazhduar sot në pikat kufitare të Jarinjës dhe Muçibabës.

Në këto pika kufitare pritjet nga 55 minuta deri në një orë janë për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 25 minuta për hyrje janë duke vazhduar në Dheun e Bardhë, ndërsa për dalje deri në 30 minuta.

Po ashtu, edhe në Mutivodë, ka pritje deri në 15 minuta.

Related Articles