Opinionisti Ermal Sadiku, ka thënë se pret që rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës të largohen nga vendi pas liberalizimit të vizave.
Sadiku, thotë se kjo është e pritshme duke parë shtetet e rajonit që e kanë kaluar këtë proces.
“Po pres rreth 200 mijë me ikë, me u zhvendos deri në fund të vitit, nuk është diçka e tmerrshme kjo në aspektin afatgjatë për Kosovë. Ka me qenë më e rëndë në aspektin afatshkurtër, sidomos në gjashtë muaj e parë do të ndikojë shumë në tregun e punës dhe në ekonomi”, ka thënë Sadiku i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës.
“Është e pritshme nga të dhënat e shteteve në rajon që e kanë kaluar këtë proces më herët, duhet me qenë të vetëdijshëm edhe qeveria dhe institucioneve me i parapri me zgjidhje me trajnime. Edukimi është e vetmja luftë që mundet të ndikoj në zvogëlimin e efektit të dëmshëm që ka më dhënë ky proces”.