Të gjithë ata të cilët kanë planifikuar që ta lëshojnë Kosovën përmes pikë kufitare Dheu i Bardhë, për momentin do t’iu duhet të presin deri në një orë e 40 minuta.
Ndërkaq më e mirë është gjendja për ata të cilët hyjnë përmes kësaj pike, pasi pritja arrin deri në 50 minuta.
Në Merdarë pritjet për të dalë shkojnë deri në 1 orë e 20 minuta, kurse për të hyrë gjysmë ore.
Për të hyrë nga Muçibaba duhet pritur gjysmë ore, ndërsa për të dalë deri në 20 minuta.
Në pikën kufitare në Bërnjak për të hyrë e dalë pritjet shkojnë deri në 20 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Gazeta Enigma