Një rast dhune ndaj zyrtarëve policor është raportuar sot në rrugën “Sheh Emini” në Prizren.
Sinjali mëson se tre zyrtarë policorë janë sulmuar sot në një kafiteri në Prizren, pasi të njëjtit po ndiqnin një person i cili dyshohej se po përdorte lëndë narkotike.
I dyshuari gjatë ikjes ishte futur në një kafiteri, dhe ai së bashku me punonjësit e lokalit më pas kanosën dhe sulmuan zyrtarët policorë.
Si pasojë e kësaj, i dyshuari i kërkuar si dhe tre të dyshuarit e tjerë që sulmuan policët janë arrestuar.
Të dyshuarit e ndaluar sipas Policisë janë: K.K (32 vjeçar), K.K (29 vjeçar) dhe A.SH (31 vjeçar).
Pas intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari për posedim të substancave narkotike është liruar me procedurë të rregullt.