Është arrestuar një person i dyshuar në Prizren për prezantim të rrjeshëm si polic.
Bëhet e ditur se me një prezantim të tillë i kishte marrë tre burrave 2 mijë euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.