Policia e Kosovës ka filluar hetimet për dy raste vdekjesh që ndodhen në Podujevë.
- Rasti i parë: Më 28 tetor 2024, në ora 10:20, është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull kosovar, i ulur në rrugë. Njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar vdekja. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
- Rasti i dytë: Po më 28 tetor, në ora 13:10, një tjetër viktimë mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Ai ka marrë ndihmën mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Trupi i tij është liruar familjarëve për ceremoni mortore me vendim të prokurorit.
Hetimet për të dyja rastet po vazhdojnë nga policia, njofton Gazeta Enigma./GAZETAENIGMA/